Apolonisë “i buzëqesh” kalendari në 5 ndeshjet e mbetura, “dridhet” Teuta

Kur mbeten edhe 5 javë përpara fundit, kampionati shqiptar nuk ka përcaktuar asgjë sa i përket skuadrave që do të fitojnë titullin. Por kur u mendua se Elbasani e Apolonia e prenë biletën në një kategori më poshtë, ka qenë ecuria e dobët e Teutës që ka rihapur garën dhe tashmë fierakët pretendojnë të mbeten në Kategorinë Superiore. Nëse për titullin janë ende në lojë 4 skuadra, për mbijetesën duket që Apolonia dhe Teuta do të zhvillojnë një duel për të qëndruar në mes më të mirëve, për një tjetër sezon. Elbasani matematikisht është ende në lojë por duket që në praktikë formacioni i Dostit është dorëzuar me kohë. Dhe duke parë kalendarin e dy skuadrave të tjera, parashikohet një luftë e fortë për mbijetesën. Distanca midis Apolonisë dhe Teutës është 7 pikë, por në Fier besojnë tek mbijetesa kjo falë edhe kalendarit të cilin e konsiderojnë të favorshëm. Djemtë e Detit kanë kaluar ndeshjet që në letër konsiderohen të lehta, pasi duke hequr sfidën direkte në javën e parafundit, do të duhen të përballen me 4 pretendentët për titullin kampion. 3 nga 5 sfidat e mbetura Teuta i luan në shtëpi, ku njëra prej tyre është dhe sfida direkte me Apoloninë në javën e parafundit, teksa edhe fierakët do të kenë po tre ndeshje në shtëpi.

Të besuarit e Artan Mërgjyshit shpresojnë të marrin maksimumin në dy sfidat e shtëpisë me Vllazninë dhe Elbasanin, teksa në mes është transferta e Kukësit. Apolonia shpreson që në ndeshjen direkte me Teutën të shkojnë me distancën e shkurtuar dhe mundësinë e parakalimit të kundërshtarit pikërisht në “Niko Dovana”, kjo dhe për faktin se e konsiderojnë të pamundur marrjen e pikëve të durrsakëve në ndeshjet e tjera ndaj kundërshtarëve që synojnë titullin. Teuta do të luajë me Partizanin, Kukësin dhe direkt me Apoloninë në shtëpi. Në transfertë do të duhet të bëjë llogaritë me Skënderbeun dhe Tiranën. Në 4 nga 5 javët e mbetura koeficienti i vështirësisë për Teutën është i madh, dhe pikërisht këtë kalendar favorizues kërkon të shfrytëzojë Apolonia.

Në shtëpi fierakët presin Vllazninë, Elbasanin dhe Laçin, teksa në transfertë do të vizitojnë Kukësin dhe pikërisht Teutën. Me kalendarin në dorë tek Apolonia besojnë për mbijetesën dhe për këtë arsye gabimin e gjyqtarit në duelin me Skënderbeun e konsiderojnë të rëndë pasi në fund një pikë mund të bëjë diferencën për të mbijetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasani me 13 pikë quhet e rënë në një kategori më poshtë. Apolonia ka 19 pikë dhe është shtatë pikët larg Teutës, 26 pikë, por mund të rikuperojë në 15 pikët e mbetura, falë kalendarit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?