Araujo mund të largohet nga Barcelona për 65 milionë euro

Emri i Ronald Araujo rikthehet sërish në qendër të merkatos së verës. Mbrojtësi i Kombëtares së Uruguait, pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2031, vazhdon të konsiderohet si një prej lojtarëve që mund të largohet nga Barcelona.

Në janar 2024, Araújo ishte shumë pranë një kalimi te Bayern Munich, por transferimi u bllokua nga trajneri i atëhershëm Xavi Hernández për shkak të mungesave të shumta në prapavijë. Në merkaton e dimrit, edhe Juventus bëri një përpjekje konkrete për të, por pa sukses. Megjithëse është një prej lojtarëve më të vlerësuar të repartit defensiv, Barcelona ka një numër të madh qendërmbrojtësish si (Christensen, Cubarsí, Íñigo Martínez, Eric García, Koundé dhe vetë Araújo).

Drejtori sportiv, Deco, e vlerëson Araújon si një profil unik dhe strategjik për projektin e ri të trajnerit Hansi Flick, i cili gjithsesi ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të klubit. Kandidati kryesor për t’u larguar mbetet Andreas Christensen, por dëmtimet dhe rënia në formë e kanë bërë vështirë të shitet. Ndërkohë, nga data 1 korrik hapet një dritare 15-ditore ku Araújo mund të largohet për një shumë prej 65 milionë euro, përpara se të rikthehet klauzola standarde prej 1 miliard euro.

 

SHKARKO APP