Arbeloa konfirmon largimin nga stoli i Real Madrid: Shpresoj të jetë vetëm një mirupafshim!

Alvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga pankina e Real Madridit pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Athletic Club, e programuar për t’u zhvilluar nesër.

Tekniku spanjoll, i cili mori drejtimin e skuadrës në janar për të zëvendësuar Xabi Alonso, e bëri publik vendimin gjatë një konference për shtyp, ku foli me emocione për lidhjen e tij të gjatë me klubin madrilen.

“Shpresoj që të jetë vetëm një mirupafshim. Real Madridi ka qenë shtëpia ime për 20 vite, në role të ndryshme. Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit në stol këtë sezon. Nuk e di nëse do të jetë e fundit në jetën time, sepse në futboll nuk i dihet kurrë. Por do të përpiqem ta shijoj dhe shpresoj ta mbyll me fitore”, deklaroi Arbeloa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i tij vjen pas një periudhe të shkurtër në krye të skuadrës, ndërsa e ardhmja e teknikut spanjoll mbetet ende e hapur. Pavarësisht vendimit për t’u larguar, Arbeloa la të kuptohet se marrëdhënia e tij me klubin mund të mos ketë përfunduar përfundimisht, duke e cilësuar largimin më shumë si një “mirupafshim” sesa një ndarje përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?