Arbër Hoxha drejt largimit nga Dinamo Zagreb, destinacioni i radhës në Turqi ose Angli

Sezoni i fundit nuk rezultoi aspak pozitiv për Arbër Hoxhën, me sulmuesin shqiptar që humbi vendin e titullarit tek Dinamo Zagreb. Forma jo e qëndrueshme dhe konkurrenca brenda skuadrës bënë që aktivizimi i tij të reduktohej ndjeshëm, çka ka shtyrë klubin kroat të përfshijë emrin e tij në listën e lojtarëve që pritet të largohen gjatë merkatos së verës.

Revolucioni i pritur në radhët e gjigantëve kroatë përfshin disa largime, dhe Hoxha është ndër emrat kryesorë që mund të ndërrojë ambient. Megjithatë, interesimi për kartonin e tij nuk mungon.

Turqia, e njohur tashmë për afrimet e shumta të lojtarëve shqiptarë, shihet si një destinacion i mundshëm edhe për 25-vjeçarin, që pëlqehet nga disa klube të Superligës turke.

Gjithashtu, Hull City në Championship ka shfaqur interes konkret për të, ndërsa gjatë merkatos së janarit emri i tij u përfol për një transferim të mundshëm te Lecce në Serie A, një pistë që mbetet ende e hapur nëse negociatat ringjallen në këtë afat kalimtar.

SHKARKO APP