Arbër Hoxha futet në formacionin e javës në Kroaci
Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat. Ai dhuroi një asist, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës. Hoxha është përfshirë në formacionin e javës dhe paraqitja është vlerësuar me notën 8.6. Jo gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin, i cili pësoi dëmtim. Mbetet për t’u vlerësuar situata e tij, me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho që e ka në planet e tij për ndeshjen ndaj Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH


