Arbër Hoxha lojtari i muajt në Kroaci, në super formë për sfidat e Kombëtares
Arbër Hoxha po lë gjurmë në Kroaci. Anësori i kombëtares shqiptare është shpallur lojtari i muajit shtator në Superligën kroate, duke u bërë protagonist për Dinamon e Zagrebit.
Edhe pse në fushë ka kaluar mesatarisht vetëm 39 minuta për ndeshje, 26-vjeçari ka ditur të bëjë diferencën. Ai spikati në derbin ndaj Hajdukut dhe shkëlqeu kundër Slaven Belupos, ku realizoi një gol dhe dha një asist brenda 45 minutash.
Forma e lartë e Hoxhës dhe ndikimi i tij në rezultate bindën tifozët, të cilët e shpallën fitues me shumicën e votave. Ky vlerësim pritet ta motivojë më tej futbollistin kuqezi, i cili tashmë është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij edhe në ndeshjet vendimtare të Shqipërisë kundër Serbisë më 11 tetor dhe Jordanisë më 14 tetor, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
KOHA JONË SONDAZH

