Arbër Hoxha mund të transferohet në Angli, ja skuadra që e kërkon

Arbër Hoxha është një nga emrat më të përfolur në merkato këtë verë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Dinamo Zagreb dhe të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Sipas mediave britanike, një prej destinacioneve më të mundshme është Hull City, skuadra që militon në Championship.

Interesimi i anglezëve për Hoxhën lidhet edhe me trajnerin e ri të ekipit, Sergej Jakirovic, i cili e ka stërvitur sulmuesin shqiptar gjatë kohës së tij në Dinamo Zagreb dhe e njeh mirë potencialin e tij. Në ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare nga klubi anglez.

Por Hull City nuk është i vetmi në garë për shërbimet e 25-vjeçarit. Edhe Lecce nga Serie A italiane dhe Kayserispor nga Superliga turke kanë shprehur interes për Hoxhën, i cili duket i vendosur për të bërë hapin e radhës në karrierë. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda pak javësh.

Arbër Hoxha mund të transferohet në Angli, ja skuadra që e kërkon

SHKARKO APP