Arbër Hoxha shënon gol spektakolar, Dinamo Zagreb fiton 2-1 ndaj Rijekës (VIDEO)
Dinamo Zagreb ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1.
Heroi i ndeshjes ishte Arbër Hoxha, sulmuesi shqiptar që luan për Dinamon, i cili në minutën e 84-t shënoi një kryevepër të vërtetë. Nga një pozicion i vështirë në krah, Hoxha goditi me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë pa mundur t’u ndal nga portieri kundërshtar.
Ky gol vendosi fatin e takimit dhe i siguroi Dinamos tri pikë të arta në luftën për kreun e renditjes.
Pas ndeshjes, Hoxha u vlerësua me notën 6.9 për paraqitjen e tij, ndërsa për 27-vjeçarin ky ishte goli i tretë sezonal me fanellën e Dinamo Zagrebit.
KOHA JONË SONDAZH

