Arbitri i njohur slloven do të vendos drejtësi në finalen e Botërorit 2026

FIFA ka zyrtarizuar arbitrin që do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin MetLife në East Rutherford dhe do të nisë në orën 21:00. Finalja i është besuar arbitrit slloven Slavko Vinçiç, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç.

46-vjeçari Vinçiç është pjesë e Kampionatit Botëror për herë të dytë në karrierë. Gjatë këtij edicioni ai ka gjykuar ndeshjet Brazil-Marok dhe Jordani-Algjeri në fazën e grupeve, si edhe përballjen e fazës me eliminim direkt mes Meksikës dhe Ekuadorit.

Arbitri slloven ka një histori edhe me Argjentinën, pasi në Botërorin e Katarit drejtoi sfidën ku albicelestët u mposhtën papritur nga Arabia Saudite. Për tifozët italianë, Vinçiç është një emër i njohur, pasi ka arbitruar çerekfinalen Belgjikë-Itali në Euro 2020, si dhe gjysmëfinalen Spanjë-Itali në Euro 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që ai drejton një finale të madhe ndërkombëtare. Në vitin 2024, Vinçiç ishte arbitri kryesor i finales së UEFA Champions League, mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid, duke konfirmuar statusin e tij si një nga arbitrat më të vlerësuar në arenën europiane dhe botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Slavko Vincic, from Slovenia, will referee the World Cup Final : r/soccer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?