FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arbitroi ndaj Interit, gjyqtari Zogaj tregon bisedën me Asllanin: Shqiptar je?

Interi u përballë mbrëmjen e djeshme skuadrën e Viktoria Plzen në Ligën e Kampioneve, sfidë kjo ku rolin e arbitrit anësor e mbajti gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj.

Zogaj ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani në momentin që 20-vjeçari është aktivizuar si zëvendësues. Arbitri ka rrëfyer për Gazetën”Blic” fjalët që ka shkëmbyer me Asllanin.

“I thash, hej shqipe të uroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je?. Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”, u shpreh Zogaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?