Arbnor Muçolli gjen rrugën e rrjetës me Goteborgun
Arbnor Muçolli i dhuroi sot fitoren në transfertë Goteborgut. Futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi golin e suksesit 0-1 në fushën Kalmarit.
Ishte minuta e parë e pjesës së dytë kur 24-vjeçari tundi rrjetën kundërshtare dhe nisi festën me shokët dhe tifozët.
Goteborgu gjeti fitoren e parë sezonale, pasi në dy javët e para kishte pësuar humbje. Feston golin e parë edhe Muçolli, i cili një javë më parë nuk pati fat teksa humbi një penallti në duelin e humbur 1-0 ndaj Halmstadit.
KOHA JONË SONDAZH

