Arbnor Muja në super formë, shënon dhe jep asist në Belgjikë (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të Antëerpit në kampionatin belg. Ai asistoi në golin e tretë si dhe shënoi golin e 4 të skuadrës në fitoren e thellë 6-0 ndaj St. Liege.
Në minutën e 33-të teksa shifrat ishin në 2-0, Muja dha asist për Ekelenkamp dhe ky i fundit arriti të dërgonte shifrat në 3-0. Në minutën e 41-të, Arbnori shënoi një gol të bukur brenda zonës.
⚽ Arbnor Muja scores a goal. https://t.co/tjsMHo7uC8
— Albanian Football 🇦🇱 (@Albaniafooty_EN) November 11, 2023
KOHA JONË SONDAZH

