FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina fiton ndaj Meksikës falë super Messit, shton shpresat për kualifikim (VIDEO)

Argjentina rindez shpresat për një kualifikim për në raundin tjetër të Kupës së Botës. Skuadra e Scalonit mori një fitore 2-0 në duelin e vështirë ndaj Meksikës, por që ia dolën ta zgjidhnin vetëm në pjesën e dytë.

Argjentina nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola në pjesën e parë ndaj Meksikës. Deri më tani ka qenë një ndeshje e bllokuar në mesfushë, ku rastet për shënim kanë munguar. Për të parë rastin e parë të Albicelestëve duhet të prisnim minutën e 41-të, ku Lautaro provoi me një goditje me kokë, por topi shkoi shumë larg kuadratit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Albiceslestët ishin më të vendosur në fushë, teksa do të gjenin dhe golin e avantazhit. Në minutën e 64-t, Lionel Messi do të shënonte një gol fantastik me një goditje shumë të bukur nga distanca që shkoi në cepin e portës. Asnjë shans reagimi për portierin Ochoa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas skuadra e Scalonit u përpoq më shumë që të mbronte rezultatin, ndërkohë që në fundin e duelit, Enzo Fernandez do të realizonte një super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Me këtë fitore Argjentina ngjitet në vendin e dytë në grup me 3 pikë, po aq sa Arabia Saudite, ndërkohë që Polonia (rivali i ardhshëm) ka 4 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?