Argjentina mund Austrinë, Messi me dopietë shkruan historinë e Botërorit

Argjentina mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në Botërorin 2026, e zhvilluar në stadiumin “AT&T Stadium”.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe emocione që në minutat e para. Kapiteni argjentinas, Lionel Messi, humbi një penallti në minutën e 9-të, duke mos arritur të kalojë portierin kundërshtar. Megjithatë, Argjentina vazhdoi të ushtrojë presion të vazhdueshëm në kërkim të golit të avantazhit.

Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, kur Messi finalizoi me mjeshtëri një aksion të ndërtuar nga krahu i majtë. Pas një krosimi të saktë nga Medina, sulmuesi argjentinas dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Lionel Scaloni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat shtesë të ndeshjes, Messi vulosi fitoren me golin e dytë personal. Pas një kundërsulmi të shpejtë, De Paul asistoi për yllin argjentinas, goditja e parë e të cilit u bllokua nga mbrojtja austriake, por ai reagoi menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Argjentina vazhdon ecurinë pozitive në Botërorin 2026, duke grumbulluar 6 pikë dhe duke siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën e 1/32-ve me një ndeshje ende për t’u zhvilluar në grup. Në anën tjetër, Austria pësoi humbjen e parë në turne dhe mbetet përkohësisht në kuotën e 3 pikëve.

Një tjetër mbrëmje e madhe për Lionel Messin, i cili ishte vendimtar në triumfin e “Albiceleste”-s dhe tashmë udhëheq me 18 gola si golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?