Argjentinasi Pochettino dëshiron largimin nga Parisi
Mauricio Pochettino dëshiron largimin nga Parisi, pasi eksperienca në stolin e Paris St Germain po rezulton gjithmonë e më e vështirë. Portali vendas ”Le Parizien”, i ka dhënë më shumë fuqi vendimit të 50-vjeçarit i cili nëse i jep lamtumirën ish-kampionëve të Francës, drejtuesit e tyre duhet ta rikompensojnë me 15 milionë euro për arsye të prishjes së kontratës të cilës i mbetet edhe një vit për tu finalizuar.
Së fundmi është përforlur për disa kandidatë, ndër të cilët prioritet konsiderohej Zinedine Zidane, i preferuari i Nasser Al Khelaifit.
Fillimisht Paris St Germain duhet ti japë zgjidhje të menjëhershme qëndrimit ose jo të Mauricio Pochettinos i cili ka treguar se nuk është ende në nivelin e fitimit të Champions Leagues pavarësisht se ka në dispozicion lojtarët më të mirë në planet.