Armand Duka kritikon Inzagin: Asllani është talent, nuk i kuptoj kriteret
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për ”L’Intersista”, ku ka folur për mesfushorin e Interit, Kristjan Asllanin dhe jo vetëm. Ai gjithashtu iu ka thurur elozhe edhe futbollistëve të tjerë të Kombëtares, si mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshitin dhe mesfushorin e Sasuolos, Nedim Bajrami.
Z.President, Asllani bëri një gol të madh, pas një sezoni ku ka luajtur pak. A mendoni se tek Inter mund të rritet dhe të bëhet titullar, apo do të ishte më mirë të largohet në formë huazimi?
“Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të mëdha për tu përmirësuar. Këtë sezon është përmirësuar shumë në aspektin sportiv dhe karakter, duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Mikhitarian, Brozoviç, Çalhanoglu dhe Barela, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira. Të jem i sinqertë, nuk i kuptoj kriteret që trajneri Simone Inzagi përdor për futbollistin shqiptar”.
Nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm?
Mbase nuk e pëlqen mjaftueshëm, flas sportivisht, por lojtari meriton më shumë. Më duket e çuditshme që një lojtar si Asllani, me ato karakteristika që ka, të mbyll një sezon me kaq pak minuta. Mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira se sa ka pasur këtë vit. Sigurisht, për ne, është e rëndësishme që Asllani të luajë sa më shumë të jetë e mundur, më pas largohet apo qëndron ky është një vendim që i takon shoqërisë dhe lojtarit.
Nëse Inter do të shesë Brozoviç, mendoni se Inter duhet të mbështet më shumë tek ai, a mundet të arrijë në nivelin e kroatit?
Janë të dy lojtarë që i kanë treguar vlerat e tyre në sezonet e fundit në klubet respektive, ata mund të luajnë lehtësisht edhe në klube të tjera më të mëdha. Nedim Bajrami ka shumë talent, në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka shënuar dy gola dhe ka bërë paraqitje të mira. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, e shoh shumë mirë edhe në klube të tjera të mëdha. Atij i duhet shumë pak për të bërë një hap më madh përpara.
Kumbulla nuk ka pasur fat, për shkak të dëmtimeve. Do të doje t’i thoje diçka?
Më vjen shumë keq për dëmtimin, i kam uruar një rikuperim të shpejtë. Mungesa e tij ndihet edhe në përfaqësuesen shqiptare. Kumbulla është i ri, kam besim se do të rikthehet më shpejt se sa herën e shkuar. Lojtari është i bindur se mund të konkurrojë për një vend titullari te Roma. Duke njohur ambicien e tij, jam i bindur që ai mund ta realizojë një objektiv të tillë.