Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës.
Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar.
Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë komunitet është konkretizuar prej kohësh përmes projekteve “Uniforma ime” dhe “Topi yt”, falë të cilave rreth 300 fëmijë shqiptarë të të gjitha grupmoshave, pjesë e klubeve dhe shoqatave sportive në Luginën e Preshevës, janë pajisur me bazë materiale falas këtë sezon.
Gjatë periudhës së verës, FSHF ka kontribuar edhe në organizimin e një turneu futbolli në Preshevë, duke ofruar mbështetje materiale dhe financiare.
KOHA JONË SONDAZH

