Armand Duka: Sezonin tjetër e drejta televizive e kampionatit, më e shtrenjtë
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka rrëfyer edhe një herë mbi seancën dëgjimore dhe dëshmive që dha pala shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, me qendër në Lozanë. Mbi incidentet e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ndërprerjen e saj më 14 tetor 2914, dhe më pas vendimet e pakuptimta të UEFA-s, Shqipëria vendosi ta çonte çështjen në KAS. Në pritje të vendimit final, që nuk do të jepet më larg se 13 qershori pasi të jenë analizuar provat, Duka është shprehur optimist për një vendim në favorin e Shqipërisë. Rikthimi i tre pikëshit do të ngjiste ekipin tonë kombëtar në krye të grupit me 10 pikë, para Portugalisë që ka 9 pikë. Në këto kushte kualifikimin historik shihet më i arritshëm. Duke foli gjithashtu edhe për rritjen e të ardhura në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm: – “Ne do të kërkojmë vitin e ardhshëm të rrisim të ardhurat e klubeve tona nga produkti, nga e drejta televizive. Do të kërkojmë një “X” shumë që klubet të kenë më shume buxhet. Nëse nuk e marrim nuk do ta shesim , por do ta ri-mbursojmë atë. Të drejtën televizive nuk e japim më për një shumë, e cila nuk përmbush ambiciet tona.” Gjithashtu presidenti tha se të gjithë bashkë duhet të punojmë që ta rrisim këtë produkt, ta mbrojmë futbollin. Dhe në fund ai ka një koment për ecurinë e kampionatit dhe garën për titull, në krye të Superiores. – “E bukura është subjektive, do të thosha varet nga dhe si e sheh. Unë këtij kampionati do t’i vija notën 8,” – shprehet Armand Duka.
KOHA JONË SONDAZH

