Armand Duka tregon si i ka marrëdhëniet me Ramën: Shpresoj të miratojë ndryshimet për ligjin e sportit
Presidenti i FSHF, Armand Duka shpreson që para përurimit të stadiumit “Arena Kombëtare” qeveria të miratojë ndryshimet në ligjin e sportit.
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duka ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama. Ai thotë se marrëdhëniet i ka korrekte dhe të mira dhe në të njëjtën mënyrë ia ka kthyer edhe kryeministri.
Pjesë nga biseda në studio
Armand Duka: Kemi ruajtur marrëdhënie korrekte institucionale. Në një tavolinë kryeministri para aktorëve të futbollit premtoi dhe pranoi propozimet e FSHF për ndryshime ligjore që do të ndihmon zhvillimin e futbollit. Një nga ato ishte ligji për sponsorizmi, ligji për diferencimin e TVSH në sport.
Beti Njuma: Pse nuk u bë kjo për stadiumin kombëtar
Armand Duka: Deri tani nuk kemi asgjë të definuar. Mbase ka qenë hall do hyjmë apo nuk do hyjmë në Evropë, do hapen apo jo negociatat. Ne kemi pritur radhën dhe tani që u mor ajo përgjigjja që nuk duhet ta merrnin, na ka ardhur radhe që të bëjmë këto ndryshimet e paketës ligjore dhe unë uroj që qeveria para se ta inaugurojë stadiumin ti bëjë këto ndryshime ligjore.
Beti Njuma: Si i keni marrëdhëniet me kryeministrin?
Armand Duka: Në përgjithësi, patjetër që i kam të mira dhe korrekte. Kryeministri ma ka kthyer me të njëjtën mënyrë.