Armando Broja përfundon në listën e dëshirave dhe të Bayernit
Armando Broja duket se nuk është më në planet e Maurizio Pochettinos, teksa duket se do të largohet nga Blutë e Londrës.
Interes të lartë për 22-vjeçarin kuqezi ka nga Premier League, me West Ham që është në “pole-position”, por dhe Fulhem e Wolves që kanë shfaqur interesin e tyre për të.
Gjithsesi, “The Mirror” ka zbuluar një lajm të bujshëm së fundmi, duke theksuar se në pistën e Brojës është lakuar dhe emri i Bayern Munich.
Bavarezët duket se janë në kërkim të një sulmuesi që të shihet si zëvendësuesi i Harry Kane dhe duket se 22-vjeçari shqiptar shihet si një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.
KOHA JONË SONDAZH

