Armando Broja projektohet titullar ndaj Manchester City-it
Evertoni është në një zonë delikate në renditjen e Premier League, por skuadra e Armando Brojës beson te mbijetesa. Sulmuesi kuqezi është rikuperuar plotësisht, dhe tani trajneri Dyche mund t’i besojë një vend titullari në super duelin ndaj Manchester City-it.
“Rikthimi i Brojës do të jetë një shtysë e madhe, atij i duhej vetëm të vrapojë dhe të jetë sërish kërcënues. Ndaj City na pret një ndeshje e madhe, pavarësisht formës së tyre, City mbetet një rival kërcënues, i frikshëm”, u shpreh trajneri i Everton në një intervistë për BBC Sports.
Sipas mediave angleze, trajneri i Everton mund t’i besojë sulmuesit shqiptar, i cili do të ketë një rast të artë për të treguar potencialin e tij.
Pas rikthimit të tij në fushë, Broja ka treguar sinjale pozitive, dhe një formë të mirë fizike. Ai mungoi për shkak të rregullores ndaj Chelsea-t, ndaj dhe është më i freskët fizikisht.