Armando Sadiku prezantohet te skuadra e re në Turqi (FOTO LAJM)

Armando Sadiku transferohet në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare firmosi zyrtarisht me skuadrën e Erzurumspor, teksa për dy sezonet e ardhshme do të luajë në elitën e futbollit turk. Sadiku ishte lënë i lirë nga Levante, e cila zotëronte kartonin, dhe ishte në bisedime me shumë skuadra të tjera. Bomberi nga Elbasani ka zgjedhur projektin turk, duke dashur të ndihmojë skuadrën e sapongjitur në Superligën e Turqisë.

Erzurumspor është ekipi i 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, kaloi te Gramozi i Ersekës më pas te Elbasani. Aventura më vonë u transferua në Zvicër, ku aktivizua me 4 ekipe: Locarno, Lugano, Vaduz dhe Zurich. Për të kaluar te Legia Warshaw, një transferim jo i mirë. Levante e mori në vitin 2018 dhe e huazoi te Malaga.

Ndërsa tashmë nis një aventurë e re, në një vend krejt tjetër dhe mentalitet ndryshe. Sadiku është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 dhe ka shënuar 12 gola për ngjyrat kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?