Armando Vajushi del pozitiv me koronavirus në Rumani

Ish-futbollisti i Shqipërisë, aktualisht pjesë e Petrolul Ploeshtit në Rumani Armando Vajushi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Media vendase “Pro Sport” raporton se futbollisti shkodran së bashku me 6 pjesëtarë të tjerë të klubit rumun (5 futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik) janë infektuar me COVID-19 dhe për rrjedhojë nuk janë lejuar të marrin pjesë në sfidën e djeshme kundër Rapidit të Bukureshtit.

SHKARKO APP