Armando Vajushi drejt Seria A, sot në bisedime me Chievon
Armand Vajushi është sot në bisedime me ekipin e Seri A, Chievo. Në këto ditë të fundit të merkatos së dimrit, agjenti i tij kërkon që të arrihet një marrëveshje e mundshme, me qëllim që Vajushi të bëhet lojtari i radhës i kombëtares sonë që i bashkohet ekipeve të kampionatit italian. Pas Maxi Lopez, Chievo është shumë pranë firmës edhe me Leonardo Pavoletti, që vjen nga Sassuolo (në shkëmbim mund të largohet Lazarevic). Chievo pret edhe 25-vjeçarin Tomas Necid. Lojtari i CskaMosca është sot në Verona për të hedhur firmën. Chievo nuk ndalet me kaq, pasi kërkon të mbyllë edhe bisedimet me lojtarin e Juventusit, Federico Mattiello, ndërkohë që po sot kërkon të fitojë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese nga Shkodra, Armando Vajushi. Ky i fundit pas eksperiencës në Bullgari me Liteks, është stërvitur disa ditë në Shkodër me Vlazninë dhe pret të mbyllë bisedimet me Chievon në Seria A. Vajushi kërkon një eksperiencë tjetër, pas aventurës bullgare. Chievo gjithsesi ka realizuar tre blerje në ditët e fundit të merkatos dhe kërkon përforcimet e fundit që të sigurojë mbijetesën në Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

