Armando Vajushi kalon te Livorno, në Seria B

Armando Vajushi zbret një kategori më poshtë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare largohet nga Chievo në elitën e futbollit italian, për të luajtur në Serinë B me ekipin e Livornos. Duke parë hapësirat e pakta në skuadër, klubi veronez vendosi ta huazojë 23-vjeçarin te skuadra toskane. Në Seria B sulmuesi shkodran do të ketë shansin të luajë më tepër  minuta, si të fitojë eksperiencë. Sipas mediave lokale, marrëveshja cilësohet praktikisht e mbyllur. Klubet arritën akordin dhe sulmuesi ka dhënë pëlqimin për këtë transferim.  Armando Vajushi u transferua te Chievo në janar të vitit 2015, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Italianët e afruan nga bullgarët e Litex Lovech, skuadër me të cilën Vajushi regjistronte 22 gola në 86 ndeshje, si edhe 23 pasime për gol. Zyrtarizimi i marrëveshjes për huazimin e sulmuesit te Livorno cilësohet çështje orësh. Në harkun e pak ditëve, lojtari që numëron 6 ndeshje dhe një gol me Kombëtaren shqiptare do të paraqitet në zyrat e klubit, për të kaluar testet mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?