Armeni-Shqipëri e shitur? Presidenti armen “përgënjeshtron” veten

 

Fitorja e Shqipërisë 3-0, në ndeshjen e fundit në grup ndaj Armenisë, solli polemika në kampin armen. Presidenti i Federatës Armene të Futbollit akuzoi lojtarët për tradhti kombëtare rreth një jave më parë duke aluduar se ndeshja ishte e shitur. Por mediet armene raportojnë sot për një përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga Ruben Hayrapetyan.

Sot Presidenti i Federatës Armene ka deklaruar: “Unë nuk thashë se ndeshja ishte e shitur por unë thashë se një tradhti ndodhi. Në qoftë se lojtarët para një ndeshje miqësore kundër Francës thonë se, nuk dëshirojnë të luajnë, atëherë a është kjo tradhti. Çfarë do të thotë të refuzosh të luash tre orë para ndeshjes?”, është shprehur Hayrapetyan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me letrën publike të lojtarëve armen ku hidhnin poshtë pretendimet për shitje të ndeshjes presidenti sqaron se, e ka marrë në konsideratë atë letër dhe qëndrim të lojtarëve. Faqja zyrtare e Federatës armene bën me dije se Presidenti ka planifikuar një takim me lojtarët në muajin janar për të folur për të gjitha çështjet dhe të marrë përgjigje përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, Danimarka u mpreh pas këtyre pretendimeve, pasi kërkoi që UEFA të niste hetimet dhe të pezullonte Shqipërinë, çka do t’i siguronte asaj të drejtën e kualifikimit. Por danezët harruan se  në raportin zyrtar të ndeshjes, nuk kishte asnjë aludim.

Në finalet e Europianit 2004 edhe se më i rëndë edhe i dyshimtë ishte barazimi 2-2 mes Danimarkës dhe Suedisë, i vetmi rezultat që nxirrte jashtë Italinë.  Kësisoj, përveç se çështje e brendshme e Armenisë, humbja e tyre e fundit me Shqipërinë nuk përbën asnjë shqetësim për kuqezinjtë.     

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?