Armiq të betuar? Sergio Ramos i ofron shtëpinë e tij Messit
Kurrë mos bëj armiq. Leo Messi dhe Sergio Ramos kanë qenë të tillë gjatë viteve kur luanin përkatësisht për Barcelonën dhe Realin e Madridit. Argjentinasi dhe spanjolli kanë pasur shumë përplasje të forta në fushë, që kanë shkuar deri në konfrontime fizike.
Mesa duket gjithçka është harruar tani që ish-kapitenët e Barcelonës dhe Realit do të luajnë në të njëjtin ekip këtë sezon. Sipas “El Pais”, Sergio Ramos, sapo është marrë vesh lajmi i transferimit të Messit në Paris, ka kontaktuar me argjentinasin për t’i ofruar shtëpinë e tij.
“Nëse ti dhe familja jote doni të qëndroni në shtëpi dhe jo në hotel derisa të sistemoheni, mund të qëndroni në shtëpinë time”, i ka thënë mbrojtësi spanjoll Messit.