Arne Slot thyen heshtjen për të ardhmen te Liverpooli: Kam arsye të besoj se do të qëndroj!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që vënë në dyshim të ardhmen e tij në “Anfield”, pas një sezoni zhgënjyes për “The Reds”.

Tekniku holandez, i cili fitoi Premier League në sezonin 2024-2025, pranoi se edicioni aktual ka qenë shumë më i vështirë, mes rënies së rezultateve në kampionat dhe tensioneve të raportuara me yllin egjiptian Mohamed Salah.

Në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Aston Villa-s, Slot deklaroi se kritikat janë normale në futboll, sidomos kur skuadra nuk arrin pritshmëritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur një klub ose një trajner nuk kalon sezonin më të mirë, debatet janë të pashmangshme. Kjo nuk ndodh vetëm te Liverpooli, por kudo në botë. Është realiteti i ri i futbollit. Nuk më takon mua të gjykoj ata që më kritikojnë. Ata kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre”, u shpreh Slot.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur drejtpërdrejt nëse mund të garantojë që do të jetë trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm, holandezi u tregua i kujdesshëm, por optimist.

“Nuk besoj se kjo varet vetëm nga unë, por kam të gjitha arsyet të besoj se do të jem trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm. Kam kontratë deri në vitin 2027 dhe nga diskutimet që kemi zhvilluar, kjo është mënyra si e shoh situatën”, deklaroi ai.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e katërt në Premier League dhe do të përballet në transfertë me Aston Villa-n, skuadër që ka të njëjtin numër pikësh dhe synon gjithashtu zonën Champions.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?