Arrestohet Benzema, pas një skandali seksual

 

Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit është arrestuar mbi pretendimin se Mathieu Valbuena po i bëhet shantazh se ekziston një kasetë me skena seksi.

Ish-francezi Djibril Cisse është marrë në pyetje kohët e fundit nga policia franceze lidhur me komplotin e dyshuar të shantazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cisse u lirua nga paraburgimi më pas në 13 tetor pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në 6 të mëngjesit në Paris.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shantazh dhe “tentativë përfitimi”, këto janë dy akuzat që rëndojnë në bankën e të akuzuarve për Xhibril Cisenë. Ky i fundit supozohet se ka kryer këto dy vepra penale të dënueshme deri në 5 vite burg në dëm të mesfushorit të Kombëtares së Francës, Matië Valbuena.

Por, ish-sulmuesi i Lacios dhe i Liverpulit thuhet se ka vepruar me mirëbesim dhe mund të shpallet i pafajshëm. Ai është lënë i lirë nga policia derisa të përfundojnë hetimet. Ndërsa, tre personat e tjerë duket se janë përfshirë në mënyrë direkte, pasi janë ata që i kanë bërë shantazh Valbuenës. Duke i kërkuar para në këmbim të videos komprometuese ku, sipas burimeve, shfaqet lojtari dhe një vajzë duke kryer marrëdhënie seksuale. Nuk dihet nëse në këtë klip është xhiruar e dashura e tij, Fani Lafon, apo një vajzë tjetër. Cise dhe Valbuena kanë luajtur bashkë për Francën dhe për Marsejën në vitet 2006-2008, dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Një pistë tjetër është që Valbuenës ia kanë bërë për inat tifozët marsejezë, për faktin se ai u transferua tek Olimpik Lioni këtë sezon dhe refuzoi të rikthehej te Marseja.

Pjesë e një skenari të tillë pornografik viktimë ka qenë edhe vetë protagonisti Xhibril Cise. Në vitin 2008, atij iu bë shantazh kur luante me Marsejën. Ai u kërcënua dhe u telefonua shumë herë për të paguar shumën e kërkuar. Cisesë iu kërkuan 139 mijë euro për të mos u publikuar videoja. Me zgjuarsi dhe shpejtësi, ishlojtari i Marsejës denoncoi në polici dhe autoritet e rendit arrestuan në kohë autorët e shantazhit. Aktualisht Cise është pa skuadër. Ky skenar pritet të ndikojë negativisht në opinionin francez. Kujtojmë që Franca ishte në grup me Shqipërinë dhe ka shanse të kemi një duel të dytë në finalet e mëdha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?