Arrihet akordi, Harry Kane rinovon me Bayern Munich deri në vitin 2029
Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën e tij me Bayern Munich të paktën deri në qershor të vitit 2029. Sulmuesi anglez ka arritur marrëveshjen me klubin bavarez për rinovimin e kontratës, ndërsa do të përfitojë 25 milionë euro bruto në sezon.
Sipas raportimeve, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe marrëveshja konsiderohet e përfunduar. Mbetet vetëm zyrtarizimi, pasi klubi dhe përfaqësuesit e futbollistit po shqyrtojnë detajet e fundit përpara njoftimit zyrtar.
Me këtë kontratë të re, Kane do të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të projektit sportiv të Bayern Munich, duke luajtur në futbollin gjerman deri në moshën 36-vjeçare.
Rinovimi përbën një sinjal të qartë të besimit të klubit bavarez te sulmuesi anglez, i cili mbetet një element i rëndësishëm në objektivat e skuadrës për sukses në kampionatin gjerman dhe në arenën evropiane.

