Arrihet marrëveshja, futbollisti kanadez është lojtari më i ri i Interit

Tajon Buchanan mun të quhet lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi i djathtë kanadez ka arritur marrëveshjen me zikaltrit dhe pritet të zbarkojë në Milano më tre janar, për të hedhur firmën mbi kontratë.

Skuadra e Inzaghit ka gjetur gjuhën e përbashkët me belgët e Club Brugge, që kanë pronësinë e kartonit, teksa në arkat e tyre do të kalojnë rreth 8 milionë euro. Nga ana tjetër, Buchanan do të përfitojë një pagë pre 1.5 milionë eurosh në sezon dhe do të firmosë deri në verën e 2028-ës.

Anësori kanadez ndiqej prej kohësh nga zikaltrit, që vendosën ta marrin në janar, duke qenë se Cuadrado do të mungojë gjatë. Megjithatë Buchanan është edhe një investim për të ardhmen, pasi me gjasë Denzel Dumfries do të largohet në fund të sezonit, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të rinovuar kontratën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?