Arrivabene: Formula 1 kërkon revolucion
Formula 1 është në përgatitjet e fundit për sezonin e ri teksa skuderitë kanë nisur të prezantojnë makinat e reja. Maurizio Arrivabene, Drejtori i Përgjithshëm i Ferrarit është plotësisht dakord me ish pilotin e famshëm, Lauda, i cili kërkoi revolucion në Formula 1, teksa thotë: “Ndaj me Niki Laudën të njëjtën kërkesë për ta bërë me spektakolare Formula 1, pasi kështu rrezikojmë të humbasim tifozët dhe në 2017 njëvendëshe që të fitojnë zemrat e apasionuarve pas këtij sporti”. Maurizio Arrivabene, drejtor i Ferrarrit, shprehet se makinat para se të nisë sezoni i ri “duhet të jenë më të bukura, ndoshta me një zhurmë që t’i ngrejë flokët përpjetë edhe një grupi Heavy Metal”, ndërsa shton se “Për të arritur diçka të tillë në Formula 1 është i nevojshëm një revolucion dhe jo thjeshtë një evolucion, pasi duhen ndryshime domethënëse dhe radikale”. Arrivabene kërkon makina më të fuqishme dhe më të shpejta duke reduktuar kostot e skuadrave në ato aspekte që nuk ju interesojnë shumë tifozëve.
KOHA JONË SONDAZH

