Arsenal dhe Liverpooli kërkojnë Barcola, por PSG nuk e lëshon pa 145 mln euro
Bradley Barcola mund të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë merkatos së kësaj vere, por klubi francez ka vendosur një çmim shumë të lartë për sulmuesin e talentuar.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Barcola nuk është më pjesë e planeve kryesore të trajnerit Luis Enrique dhe PSG po shqyrton mundësinë e shitjes së tij. Megjithatë, kampionët francezë nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij për një shumë të vogël.
Interesimi për 22-vjeçarin vjen kryesisht nga Premier League, ku Arsenal dhe Liverpool e kanë ndjekur situatën e tij dhe janë gati të ndërhyjnë për të siguruar shërbimet e tij.
Të dy klubet angleze po kërkojnë përforcime në repartin ofensiv, me synimin për të luftuar sezonin e ardhshëm për titullin në Angli dhe suksesin në Champions League.
Sipas gazetës britanike “The Times”, PSG është i gatshëm ta shesë Barcolan vetëm në një transferim përfundimtar dhe kërkon një shifër rreth 145 milionë paund për kartonin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

