FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenal kampione e Anglisë, Henry: Më në fund edhe fëmijët e mi panë të fitohet një titull!

Pas 22 vitesh pritjeje, Arsenal është rikthyer në fronin e futbollit anglez, duke fituar sërish titullin kampion në Premier League dhe duke rikthyer atmosferën e lavdisë në veri të Londrës.

Klubi londinez i dha fund një periudhe të gjatë pa kampionat, që prej sezonit historik 2003–2004, kur skuadra legjendare e njohur si “Të Pamposhturit” dominoi Anglinë nën drejtimin e Arsene Wenger.

Mes figurave të para që festuan triumfin ishte legjenda e klubit, Thierry Henry, një nga protagonistët kryesorë të ekipit të famshëm të vitit 2004. Ish-sulmuesi francez, autor i 228 golave në 377 paraqitje me fanellën e Arsenalit, ndau emocionet e tij në rrjetet sociale me një fotografi nostalgjike dhe një mesazh prekës kushtuar suksesit të ri të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga tribunat e Highbury te Emirates, më në fund mund të festojmë. Faleminderit kësaj gjenerate, tani edhe fëmijët e mi më në fund panë Arsenalin kampion”, shkroi Henry, duke iu referuar katër fëmijëve të tij, të lindur pas titullit të fundit të fituar nga londinezët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, sezoni për Arsenalin ende nuk ka përfunduar. Më 30 maj, skuadra do të luajë finalen e UEFA Champions League kundër kampionëve në fuqi të PSG, pas kualifikimit ndaj Atlético Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?