Arsenal pranë goditjes së madhe në merkato, bën gati 93 milionë euro për Guimaraes

Bruno Guimaraes mund të jetë shumë pranë largimit nga Newcastle United. Sipas raportimeve të BBC, “Magpies” janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Arsenal FC për transferimin e mesfushorit brazilian.

Vlera e operacionit pritet të jetë rreth 93 milionë euro, një shifër që do ta kthente Guimarães në një nga shitjet më të mëdha në historinë e Neëcastle. Largimi i mundshëm i brazilianit do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për klubin anglez, i cili gjatë kësaj periudhe ka humbur disa figura të rëndësishme. Pas largimit të Anthony Gordon, situatës së Sandro Tonalit dhe dorëheqjes së trajnerit Eddie Hoëe, Newcastle rrezikon të humbasë edhe një nga lojtarët më të çmuar të skuadrës.

Bruno Guimarães, i transferuar nga Lyon në vitin 2022, është kthyer në një lider të mesfushës së Neëcastle dhe një nga futbollistët më të vlerësuar në Premier League. Arsenal e sheh brazilianin si përforcimin ideal për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në repartin e mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse marrëveshja finalizohet, “Topçinjtë” do të sigurojnë një nga emrat më të kërkuar të futbollit anglez, ndërsa Newcastle do të duhet të nisë një tjetër fazë rindërtimi pas humbjes së disa prej pikave kryesore të projektit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?