Arsenali bën gati 70 milionë euro për mbrojtësin e Aston Villa-s
Arsenali ka përshpejtuar përpjekjet për të përforcuar repartin defensiv dhe është pranë mbylljes së transferimit të Ezri Konsa nga Aston Villa. Sipas The Athletic, negociatat mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa në bisedime janë përfshirë edhe drejtuesit e lartë të të dyja palëve, me synimin për të ngushtuar diferencën mes kërkesës dhe ofertës.
Kampionët e Anglisë kanë nevojë për një mbrojtës të ri pas dëmtimeve të Ëilliam Saliba dhe Jurrien Timber, duke krijuar probleme në repartin e prapavijës. Në këtë situatë, Konsa shihet si një alternativë ideale për shkak të fleksibilitetit të tij, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës, ashtu edhe në krahun e djathtë.
Mbrojtësi 28-vjeçar u rikthye së fundmi në stërvitje me Aston Villan pas një periudhe pushimesh të zgjatur. Ai vjen pas një sezoni shumë pozitiv, në të cilin regjistroi 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar skuadrën e Unai Emeryt të fitojë Europa League dhe të sigurojë vendin e katërt në Premier League.
Konsa kishte qenë gjithashtu një nga lojtarët kryesorë të Aston Villas në sezonin paraardhës, duke luajtur në shumicën e ndeshjeve të skuadrës në Champions League, deri në eliminimin në çerekfinale.
I transferuar nga Brentford në vitin 2019, Konsa është shndërruar në një prej liderëve të Aston Villas. Në total, ai ka zhvilluar 286 ndeshje me fanellën e klubit. Kontrata e tij me Aston Villan është e vlefshme deri në vitin 2028, pas rinovimit të firmosur në shtator 2023, ndërkohë që kërkesa e tyre është 70 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

