Arsenali bën gati 75 milionë euro për yllin e Barcelonës

Arsenal-i është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për Frenkie de Jong në verë. Kjo lëvizje mund të shihet si një veprim strategjik nga Topçinjtë për të rritur cilësinë dhe thellësinë e mesfushës së tyre përpara sezonit të ardhshëm.

Që kur iu bashkua Barcelona-s nga Ajax për 86 milionë euro holandezi nuk ka mundur të shfaq vlerat e tij. Megjithatë, nën drejtimin e Hansi Flick, De Jong gradualisht po kthehet në formën më të mirë.

Barcelona raportohet se ka qenë e interesuar për të shitur holandezin kohët e fundit, pasi synon të shkurtojë kostot. Prandaj, një ofertë prej 75 milionë euro mund të jetë një kthim i mirë nga investimi nëse Barça vendos ta shesë atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?