Arsenali bën gati një tjetër ofertë për yllin e Juves, Kenan Yildiz

Arsenali ka rikthyer interesimin për Kenan Yildiz dhe është gati të bëjë një përpjekje të rëndësishme për të bindur Juventusin. Sipas Tuttosport, klubi londinez po shqyrton disa alternativa për repartin ofensiv, pasi ka marrë përgjigje negative për Julian Alvarez, dhe talenti turk është një prej emrave të preferuar.

“Topçinjtë” mund të jenë të gatshëm të ofrojnë një shifër pranë 100 milionë eurove për 20-vjeçarin. Interesi i Arsenalit nuk është i ri, ndërsa Mikel Arteta e vlerëson Yildiz si një profil ideal për mënyrën e tij të lojës.

Megjithatë, qëndrimi i Juventusit është i qartë: Yildiz konsiderohet i pashitshëm. Klubi torinez e sheh numrin 10 si një nga asetet më të rëndësishme sportive dhe simbolike të skuadrës, si dhe si një prej investimeve kryesore për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo filozofi u konfirmua edhe me rinovimin e kontratës së Yildiz deri në vitin 2030 dhe përmirësimin e pagës së tij, duke treguar qartë se Juventus dëshiron të ndërtojë projektin e ri rreth talentit turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsenali, megjithatë, nuk duket se ka ndërmend të dorëzohet dhe mund të tentojë një tjetër lëvizje në ditët në vijim. Për të ndryshuar qëndrimin e Juventusit, faktori vendimtar mund të jetë vetë dëshira e lojtarit. Deri tani, Yildiz ka shfaqur vazhdimisht lidhjen e tij me Juventusin dhe nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?