Arsenali fiton me vuajtje ndaj Leicester, vendos Merino me dopietë
Arsenali me mungesa të shumta ia doli që të merrte një fitore 2-0 në transdertën ndaj Leicester në “King Poëer Stadium”. Mikel Merino, i shtyrë përpara në sulm në një situatë emergjente, shënoi dy gola të shkëlqyer ndaj Leicester City, në minutat e fundit, për të vulosur një ndeshje që rezultoi të ishte shumë e komplikuar.
Kjo është një fitore e madhe për Arsenalin, që vazhdon të mbetet në garën për titull në Premier League. Liverpooli kryeson renditjen me 57 pikë. Në vendin e dytë është Arsenali, me 4 pikë më pak se skuadra e Arne Slot.
KOHA JONË SONDAZH

