Arsenali fiton supersfidën ndaj United në “Old Trafford”, vendos goli i Calafiorit

Pas fitoreve të Liverpool-it dhe Manchester City-t, ka ardhur edhe përgjigjja e Arsenalit, skuadrës që pritet të luftojë për titullin e Premier League. Ekipi i Mikel Artetës debutoi me sukses në kampionat, duke triumfuar 1-0 në “Old Trafford” ndaj Manchester United.

Protagonist i padiskutueshëm ishte mbrojtësi italian Riccardo Calafiori. Në minutën e 13-të, një goditje këndi u largua keq nga portieri Bayindir dhe topi mbeti në zonë, ku ish-lojtari i Bolognas e shtyu me kokë në rrjetë nga fare pranë.

United kishte nisur mirë ndeshjen dhe pak para golit ishte ndalur nga një pritje vendimtare e Raya ndaj Mbeumo. Më pas, të dy portierët, Raya dhe Bayindir, u dalluan me pritje të rëndësishme ndaj Cunhës dhe Odegaard. Në pjesën e dytë, Manchester United insistoi me Mount dhe me një goditje dënimi të Bruno Fernandes, por Raya ishte i pakalueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti më i rrezikshëm për barazim iu shfaq përsëri Mbeumos, i cili u përball pothuajse i vetëm me mbrojtjen e Arsenalit, por “Topçinjtë” u mbrojtën në mënyrë perfekte. Rezultati mbeti 0-1 dhe Arsenal jo vetëm që siguron tri pikët e para, por dërgon edhe një mesazh të qartë rivalëve direktë, Liverpool-it dhe City-t.

Swiss Digital Mobile Reklama

/R.Lika-Koha Jonë/

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?