FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali fitore dramatike ndaj West Ham, dy ndeshje larg titullit

Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit në Premier League, pasi mposhti 1-0 West Ham United në javën e 36-të të kampionatit, në një ndeshje të zhvilluar në London Stadium.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” e Londrës ngjiten në kuotën e 79 pikëve në krye të renditjes, duke krijuar përkohësisht një avantazh prej 5 pikësh ndaj Manchester City, që ka ende një ndeshje të prapambetur ndaj Crystal Palace. Ndërkohë, West Ham mbetet në vendin e 18-të me 36 pikë, duke u përfshirë në zonën e rrezikut.

Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga Arsenal, veçanërisht në 45 minutat e para, ku skuadra krijoi disa raste të rrezikshme, por u ndal nga mbrojtja e organizuar dhe paraqitja e mirë e portierit vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

West Ham rrezikoi në fundin e pjesës së parë me një goditje me kokë, por portieri David Raya bëri një pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë, vendasit u tërhoqën më shumë në mbrojtje, ndërsa Arsenal mbajti kontrollin e lojës, por pati vështirësi në finalizim. Raya vijoi të jetë vendimtar në minutën e 77-të, duke ndalur një rast të pastër të Matheus Fernandes.

Goli i fitores për Arsenal erdhi në minutën e 82-të, kur Leandro Trossard shënoi nga brenda zonës pas një asistimi të saktë nga Martin Ødegaard.

Në minutat shtesë, West Ham mendoi se kishte gjetur golin e barazimit, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për faull ndaj portierit, duke i dhënë Arsenalit një fitore të artë në garën për titull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?