“Arsenali ka probleme në mbrojtje, as Maldini-Baresi nuk do zgjidhnin gjë!”

Ish-futbollisti i Arsenalit, Paul Merson, shpeshherë i kritikon “Topçinjtë”, sidomos vitet e fundit, kur rezultatet kanë qenë për t’u harruar. Tashmë në rolin e analistit, Merson vazhdon të vërë në pah problemet në mbrojtje, por mbetet optimist për vitet e ardhshme.

“Arsenali ka probleme në mbrojtje, shumë probleme. Nuk duhet të jesh specialist për ta kuptuar diçka të tillë. Mund të kenë dhe Maldinin e Baresin në prapavijë, as ata nuk do të zgjidhnin gjë.

Kur të vijnë sulmues nga të gjitha anët, normalisht që do të pësosh gola. Gjithsesi, mua më pëlqen Arteta, po e rikthen skuadrën të bëjë gjërat e thjeshta. Më pas, me rritjen e futbollistëve, gjithçka do të shkojë mbarë për ta”, tha mes të tjerash Merson./abcnews.al

SHKARKO APP