Arsenali me “5 yje”, shkatërron Crystal Palace dhe merr 3 pikët

Skuadra e Arsenal ka marrë një fitore të thellë ditën e sotme në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës mundën me rezultatin 5-0 Crystal Palace në sfidën e luajtur në Emirates.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Brazilian, Gabriel në minutën e 11’. Ndërsa në të 37-ën lojtari i miqve Henderon çoi gabimisht topin në rrjetë e tij duke dyfishuar shifrat.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Arsenal nuk u ndal por shënoi edhe të tretin me Trossard. Në fundin e lojës pati kohë edhe për brazilianin tjetër, Gabriel Martinelli për të shënuar golin e katërt dhe të pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fitore e mban Arsenal në garën për titull në vendin e tretë me 43 pikë, 2 më pak se Liverpool kryesues, megjithatë The Reds do ta luajnë sfidën e tyre ditën e nesërme ndaj Bournemouth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?