Arsenali në bisedime me Atleticon, por Julian Alvarez nuk bindet

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të jetë një prej çështjeve më të nxehta të merkatos. Situata rreth sulmuesit argjentinas nuk ka marrë ende një zgjidhje dhe, përkundrazi, gjithçka duket më e ndërlikuar se më parë.

Atletico Madrid e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë Alvarez te Barcelona. Klubi madrilen ka refuzuar tentativat e katalanasve për të nisur negociatat, duke e mbyllur për momentin derën për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.

Ndërkohë, pakënaqësia e sulmuesit është e njohur, por ende nuk dihet se cilën fanellë do të veshë sezonin e ardhshëm. Në mes të kësaj situate të komplikuar ka hyrë edhe një tjetër klub i madh anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të fundit, Arsenal ka bërë një tentativë për Julian Alvarez, duke e parë argjentinasin si një përforcim të rëndësishëm për objektivat e klubit në Premier League dhe Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gunners” kërkojnë të bëjnë një goditje të madhe në merkato, pas sezonit të kaluar ku ishin pranë realizimit të një dopietë të rëndësishme mes kampionatit anglez dhe Champions League.

Megjithatë, Alvarez nuk duket shumë i bindur nga ideja e rikthimit në Premier League. Sulmuesi, i cili mban numrin 19 te Atletico Madrid, raportohet se ka lënë për momentin mënjanë propozimin e Arsenalit.

Kështu, e ardhmja e argjentinasit mbetet e paqartë. Barcelona vazhdon të përballet me refuzimin e Atletico Madridit, ndërsa Arsenal ka hyrë në garë, por pa marrë ende një përgjigje pozitive nga vetë lojtari. Merkatoja mund të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?