Arsenali një hap larg titullit, fiton ndaj Burnleyt dhe pret një “dhuratë” nga Bournemouth

Arsenali ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League, pasi mposhti 1-0 Burnleyn në javën e parafundit të kampionatit, duke mbajtur gjallë ëndrrën për trofeun që mungon prej 22 vitesh.

Në stadiumin “Emirates”, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vuajti më shumë sesa pritej ndaj Burnleyt tashmë të rënë nga kategoria, por në fund arriti të marrë tri pikë jetike falë një goli të Kai Havertz. Sulmuesi gjerman realizoi me kokë në minutën e 37-të, duke shfrytëzuar në maksimum një asistim të Bukayo Saka.

Pavarësisht tensionit në minutat shtesë, rezultati nuk ndryshoi dhe Arsenali ruajti avantazhin minimal për të marrë një fitore shumë të rëndësishme. Me këtë sukses, “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e 82 pikëve, pesë më shumë se Manchester City, që megjithatë ka një ndeshje më pak për të zhvilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë skuadra e Artetës mund të shpallet kampione edhe pa zbritur në fushë: mjafton që City të mos fitojë në transfertën ndaj Bournemouthit, ekip që vazhdon të luftojë për objektivat europianë. Në të kundërt, Arsenali mbetet me fatin në duart e veta dhe mund të sigurojë titullin në javën e fundit, nëse fiton ndaj Crystal Palace.

Swiss Digital Mobile Reklama
HAVERTZ TAKES US ONE STEP CLOSER TO THE TITLE | HIGHLIGHTS | Arsenal vs Burnley (1-0) | PL

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?