Arsenali pranë Seskos, hapët rruga për Gyokeres te Juventus

Arrijnë lajme pozitive nga Gjermania për Juventusin në lidhje me Viktor Gyökeres. Rivalët e “Zonjës së Vjetër” në garën për sulmuesin e Sporting Lisboës, Arsenal i Mikel Artetës, ka vendosur të fokusohet te Benjamin Šesko.
Sipas asaj që raporton BILD, “Gunners” kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e sulmuesit slloven, i cili ka shënuar një dopietë pikërisht kundër Juventusit në Champions League. Šeško ndodhet te Leipzig prej dy vitesh dhe sapo përfundoi një sezon me 21 gola dhe 6 asistime.
Arsenali kërkon një numër 9 që të realizojë 15–20 gola, për të ngushtuar hendekun me Liverpoolin në Premier League dhe për të rikthyer ëndrrën Champions, e ndërprerë këtë vit në gjysmëfinale nga PSG.
Pasi arritën marrëveshjen me Šeškon, drejtuesit e Londrës do të hapin negociatat me Leipzig në ditët në vijim, që kërkon një shumë prej 80–100 milionë eurosh. Gunners janë të gatshëm të afrohen me kërkesat e klubit gjerman, me synim të mbyllin operacionin para fillimit të përgatitjeve verore.
Marrëveshja me Šeškon do të eliminojë Arsenalin nga gara për Gyökeres, duke e lënë Juventusin në pole position. Suedezi dëshiron të largohet nga Sporting Lisbona dhe të luajë në Champions League.