Arsenali “show”, më perfekti i viteve të fundit, Çelsi +5 nga Siti
Arsenali më i mirë i viteve të fundit shfaqet në fushë të Mançester Sitit, ekipit kampion në fuqi të Anglisë, duke i ndalur vrullin. Ka përfituar Çelsi i Murinjos, që fitoi një ditë më parë 5-0, në fushë të Suansea dhe u shkëput pesë pikë nga vendi i dytë , pas ndeshjeve të javës së 22-të. Santi Carzola në ‘24 realizoi me një 11-metërsh dhe Oliver Giroud, në mesin e pjesës së dytë, shënuan dy golat e fitores për Arsenalin e drejtuar nga Arsen Venger. Kjo fitore ngjiti topçinjtë shumë pranë zonës Champions, fare pranë Mançester Junajtid e Saothampton, që ndodhen aktualisht në këtë zonë. Por fitorja e fundit e Arsenalit është konsideruar si më e bukura që kjo skuadër ka shënuar gjatë viteve të fundit. Jo vetëm rezultati surprizë, por loja e mirë ka bindur analistët se Arsenal mund të shkojë edhe më larg. Cazorla ishte i mrekullueshëm, si dhe u shpall njeriu i ndeshjes. Pas tij ishte Francis Coquelin, një shkatërrues perfekt në mesfushë. Laurent Koscielny i jashtëzakonshëm në zemër të mbrojtjes, ku spikatën edhe Nacho Monreal e Hector Bellerin. Para ndeshjes flitej më tepër nga të gjithë për Alexis Sanchez, për faktin se ishte përballë trajnerin kilian Manuel Pellegrini. Dhe ishte Arsenali i Sanchez që triumfoi në fund, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Pellegrinit.
Premier League
Java e 22-të
Aston Vila – Liverpul 0-2
Burnley-Crystale P. 2-3
Leicester-Stoke 0-1
QPR-Manchester J. 0-2
Svansea- Çelsi 0-5
Totenhem-Sanderlend 2-1
Neëcastle-Sauthamp 1-2
Të djelën
Uest Hem-Hull 3-0
Manchester –Arsenal 0-2
Të hënën
21:00 Everton – UBA
Klasifikimi
Chelsea 52
Manchester S. 47
Southampton 42
Manchester J. 40
Arsenal 39
Totenhem 37
Uest Hem 36
Liverpul 35
Svansea 30
Stoke 29
Njukasëll 27
Crystal P. 23
Everton 22
Aston Vila 22
UBA 21
Sanderland 20
Burnley 20
Hull 19
QPR 19
Leicester 17
KOHA JONË SONDAZH

