Arteta shpërthen pas vendimit të VAR-it: E papranueshme të na hiqet penalltia!

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka reaguar me tone të ashpra pas episodit të diskutueshëm në ndeshjen ndaj Atlético Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.
Tekniku spanjoll nuk e fshehu zhgënjimin për vendimin e arbitrave dhe ndërhyrjen e VAR-it, që fillimisht akordoi një penallti për londinezët dhe më pas e anuloi atë.
“Pranoj penalltinë që u dha kundër nesh, por nuk mund të pranojmë atë që na u mohua me VAR. Arbitri vendosi ta anulojë penalltinë dhe kjo është e pakuptueshme. E pa tre herë episodin dhe sërish ndryshoi vendim”, deklaroi Arteta pas ndeshjes.
Ai theksoi mungesën e standardit të njëjtë në vendimmarrje, duke bërë krahasim me një tjetër përballje të madhe europiane: “Është çështje uniformiteti, sidomos nëse shohim çfarë ndodhi në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich”.
Sipas trajnerit të Arsenalit, episodi mund të ketë ndikim të madh në fatin e kualifikimit: “Po flasim për një gol potencialisht vendimtar për fazën finale. Nuk është e pranueshme”.
KOHA JONË SONDAZH

