As Guardiolës nuk i besohet, Lewandowski shënoi pesë gola për 9 minuta
Bayern Munich shkatërroi Wolfsburg në “Alianz Arena”, duke i treguar një prej rivalëve direkt të kujdeset për vendin e dytë, për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Bayern Munich fitoi 5:1 ndaj Wolfsburg, ku të pesë golat i shënoi Robert Lewandowski, në pjesën e dytë brenda vetëm nëntë minutave.
Kjo e ka habitur trajnerin Pep Guardiola i cili nuk po mund të besoi që Lewandowski shënoi pesë gola për nëntë minuta, shikoni reagimin e tij. Por ka habitur thuajse opinionin mbarë sportiv, në botë.
Pas çdo goli, do të duhet gati 1 minutë të rinisë loja dhe llogaritjet që pesë gola u realizuan për 9 minuta konsiderohen të jashtëzakonshme.
Bayern në pesë ndeshjet e para, njeh pesë fitore radhazi.
KOHA JONË SONDAZH

