Asani në super formë, shënon dopietë me skuadrën e tij në Kore (VIDEO)
Jasir Asani ka shënuar dy gola në fitoren me përmbysje 2-1 që Gëangju siguroi në shtëpi kundër Anyang, për raundin e tretë në futbollit elitar të Koresë së Jugut.
Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur mirë sezonin dhe marsi duket se është muaji i tij, pasi e presin edhe ndeshjet me kuqezinjtë për kualifikueset e Botërorit 2026.
Dueli u zhbllokua nga miqtë me Bruno Mota në minutën e 16-të dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Jasir Asani barazoi gjithçka minutën e 57-të. pas pasimit të Hoo-Sung, para se një minutë nga fundi i sfidës të shënonte golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin e tij.
![[2025 K리그1] 3R 광주 vs 안양 2분 하이라이트](https://i.ytimg.com/vi/FZQUoGpzP3o/maxresdefault.jpg)
KOHA JONË SONDAZH

